Subscribe

Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha ka takuar anëtaret demokratë të komisioneve për strategjinë e opozitës në parlament; por sërish deputeti Flamur Noka ka ngritur çështjen Berisha, si çështja kryesore për të ardhmen e partisë demokratike.

Gjatë mbledhjes se Bashës me deputetët e komisionit të sigurisë, Noka ka deklaruar se kryetari i PD nuk do të mundë të ndalojë mbledhjen e kuvendit kombëtar.

 

FLAMUR NOKA

DEPUTET I PD

 

“I bëra me dije qe krytari te rrrgulloje artikulimin se s’mund te kapet pas te ashtuquajtures antiamerikanizem dhe te sulmoje bazen. I bera me dije qe Juvendi do mblidhet jo per te shqyrtuar ndonje vendim te SHBA se ato i shqyrtojnë institucionet e SHBA por do mblidhet kundër Bashës kryetarit te PD qe tashme është minorancë ilegjitime dhe nuk përfaqëson vullnetin e anëtarësisë.”

 

 

Noka ka akuzuar Bashën se po u bën presion kryetarëve të degëve të partisë për të sabotuar takimet e Sali Berishës.

 

“Nga informacionet qe kemi ka disa dite qe ka nis një tur takimesh duke i ushtruar shantazh për t’ia sabotuar takimet. E turpshme dhe neveritshme dhe kjo tregon panikun qe e ka zënë kryetarin nga anëtarësia.”

 

Por pavarësisht përpjekjeve te Sali Berishës dhe deputeteve qe e mbështesin, një dite me pare, Lulzim Basha deklaroi publikisht se nuk do të lejojë mbledhjen e kuvendit për të diskutuar vendime të qeverisë amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *