E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Noka akuzon Bashën: Mbush listat me punëtorë call center-ash

Deputeti i PD, Flamur Noka thotë se kryedemokrati LulzimBasha  ka mbushur listat me emra punëtorësh në call center apo biznesesh pranë tij.

 

Reklamë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Noka shprehet se kjo është një katandisje e turpshme dhe e nesërmja do të jetë dita që do t’i kthejë dinjitetin PD-së.

 

“Doni te shihni “delegatet” e Lul Braves. Me urdher ata deputet dhe kryetar degesh qe i kane ngelur do marrrin familjaret e tyre “delegat”. Punetor call centrash te lidhjeve te tij, te bizneseve afer tij., Listat tjera i ka mbush me emra si ne rastin e z Alikaj.

Katandisje e turpshme…..Neser te gjithe ne Referendum per ti kthyer dinjitetin PD dhe demokrateve”, shkruan Noka.

Vazhdo të lexosh

Reklamë