Eshtë mëse e qartë se kontributi i tij në tregun muzikor dhe në zhanrin e hip-hop-it është i jashtëzakonshëm.

 

Noizy ka vite në tregun muzikor shqiptar dhe është mjaft i preferuar. Ai e ka përmendur edhe më parë faktin që ka filluar nga zero dhe me shumë mund e punë, ka arritur sot që të kthehet në një prej këngëtarëve më të njohur dhe më të paguar shqiptar.

 

 

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Noizy ka shpërndarë një foto të veten ku bën simbolin e shqiponjës me duar. “Çova rrepin shqiptar në tjetër nivel… OTR përgjithmonë”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotos, duke marrë reagime të zjarrta nga përkrahësit e tij.

 

Autori i hitit të jashtzakonshëm “Toto” e ka pohuar edhe më herët se sekreti i tij është siguria që ka në vetvete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *