Novelisti nga Tanzania, Abdulrazak Gurnah iu shtua listës së nobelistëve në letërsi.

 

Këtë vit akademia mbretërore suedeze e shkencave vlerësoi laureatin afrikan për depërtimin e pakompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit si dhe fatin e refugjatit midis kulturave dhe kontinenteve.

 

ANDERS OLSSON

KRYETAR I KOMITETIT NOBEL

 

“Përkushtimi i Abdulrazak Gurnah ndaj së vërtetës është goditës. Romanet e tij tërhiqen nga përshkrimet stereotipike dhe na hapin shikimin drejt një Afrike Lindore të larmishme kulturore, të panjohur për shumë, në pjesë të tjera të botës. Në trajtimin e Abdulrazak Gurnah për përvojën e refugjatëve, fokusi është në identitetin dhe imazhin e vetvetes. Personazhet e gjejnë veten në një ndërprerje midis kulturave dhe kontinenteve, midis një jete që ishte dhe një jetë që po lindte; është një gjendje e pasigurt që nuk mund të zgjidhet kurrë.”

 

Abdulrazak Gurnah ka botuar dhjetë romane dhe një numër tregimesh. Tema e rrugëtimin e refugjatit shtrihet gjatë gjithë punës së tij.

 

Ai filloi të shkruante si një 21-vjeçar i cili mërgoi në Britaninë e Madhe, dhe megjithëse suahilishtja ishte gjuha e tij e parë, anglishtja u bë mjeti i tij letrar. Laureati i çmimit Nobel Abdulrazak Gurnah lindi në vitin 1948 dhe u rrit në ishullin Zanzibar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *