Subscribe

“Nobeli” i Letërsisë këtë vit u ndoq nga një sërë komentesh. Për ata që e njohin Bob Dylan vetëm si kantautor, nuk mungoi ironia për çmimin që sipas pritëshmërive të tyre do të duhej të peshonte më shumë te shijet e një lexuesi elitar. Nuk ndodhi kështu për një kategori që e ka lexuar Dylanin edhe si poet. Kjo sipas kritikëve, vjen jo vetëm sepse nuk e kemi lexuar siç duhet nobelistin e këtij viti, por edhe sepse edhe këtë here shqiptarët u përfshinë emocionalisht. Por, akademia suedeze e ka një traditë, një traditë që me nisjen e panairit të librit vjen edhe te ne. Komentet se një tekstshkrues do të marrë çmimin e vitit edhe në letrat shqipe nuk munguan në atmosferën pas triumfit të Bob Dylan në Letërsi. E deri në nëntor na mbetet të presim nëse “Nobeli” do të ndikojë në vendimmarrjen e jurive tona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *