E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

Nobeli në Ekonomi shkon për dy amerikanë, vlerësohen për teorinë e ndikimit të natyrës në ekonomi

Ekonomistët amerikanë, Ëilliam Nord’haus dhe Paul Romer, ishin dy fituesit e ccmimit Nobel në Shkencat Ekonomike.

 

Reklamë

Ata u vlerësuan për integrimin e ndryshimeve klimatike në analizën makroekonomike.

 

Akademia Suedeze tha se gjetjet e tyre e kanë zgjeruar fushën e analizës, duke ndërtuar modele që shpjegojnë se si ekonomia e tregut ndërvepron me natyrën dhe ndërgjegjësimin e njeriut. Sipas dy fituesve te çmimit Nobel, natyra dikton kufizimet kryesore në rritjen ekonomike, ndërsa dija përcakton se si arrin te përballen njerëzit me këto kufizime.

 

Çmimi në Shkencat Ekonomike1 milionë dollarësh, u nda në mënyrë të barabartë mes dy fituesve.

 

Javën e kaluar Akademia Suedeze ndau çmimet Nobel për mjekësi, Fizikë, Kimi dhe Paqe, ndërsa ai për letërsinë nuk u dha këtë vit për shkak të skandalit seksual që përfshiu institucionin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë