Një gotë e mirë vere është një nga kënaqësitë më të mëdha në jetë, sidomos pas një dite të lodhshme. Por kjo derisa ajo nuk derdhet dhe lë njollë në çdo gjë që keni përpara. Këto strategji të  ekspertëve për heqjen e njollave të verës së kuqe do t’ju ndihmojnë të shpëtoni njëherë e mirë.

 

Pa marrë parasysh se çfarë keni derdhur Cabernet ose Shiraz, ekspertët thonë se ju duhet të ndiqni këto tri rregulla bazë për njollat e verës në copa të ndryshme:

 

Vepro shpejt! Sapo vera godet shtratin tuaj, qilimin, apo xhaketë sportive, ajo fillon të përhapet nga jashtë dhe poshtë në pëlhurë ose tapiceri. Kjo është arsyeja pse shansi juaj më i mirë për të hequr njollën e një vere të kuqe  tërësisht është për ta “sulmuar” atë kur është e freskët, thotë Donna Smallin Kuper, teknike e pastrimit të certifikuar në shtëpi. Fërkimi dhe pastrimi mund të shtyjnë verën më thellë në pëlhurë ose tapiceri dhe në fakt e bëjnë atë të përhapet më keq.

 

Merrni kripën menjëherë! Lëngjet si vera bllokojnë përhapjen e tyre kur bien në kontakt me kripën ndaj dhe bëni mirë ta përhapni atë menjëherë në vendin që është derdhur pijaderisa të thahet e më pas të hiqni vetëm njollën e vogël që ka ngelur.

 

Pasi keni thithur lëngun me anë të kripës ose sodës hapi I dytë është të derdhni mbi copën e njollosur nga vera pak vodka. Me anë të një lecke dhe filloni ta fërkoni atë. Nqs nuk e keni këtë pije atëherë do t;ju duhet një llak flokësh dhe hekur me avull.  Ky është truku që përdor  një pastrues profesionist qilimash. Spërkasni llakun në zonën e ngjyrosur pastaj mbuloni me një peshqir të butë të bardhë. Hekurosni peshqirin për 10 deri në 15 sekonda  derisa të shihni që njolla transferohet në peshqir nga tapeti ose veshja që keni njollosur.

 

Një mënyrë tjetër ndoshta më e thjeshtë është që pasi të keni bërë trukun e kripës më pas merrni një lugë me ilaç enësh me dy lugë uje dhe fërkoni vendin në të cilin është derdhur vera. Më pas me një copë të thatë vendoseni sipër që të thithi njollën deri sat ë shihni që ajo nuk ndodhet me aty.

 

Nqs njolla e verës është bërë në një sipërfaqe që nuk është veshje por një mobilie atëherë përdorni limonin. Pasi ti keni hedhur kripe për disa minuta vendosni një gjysmë limoni mbi pjesën e njollosur dhe bashkë me kripën formohet një lloj skrabi. Fërkojeni për disa kohë dhe më pas lajeni si zakonisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *