E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Njolla e turpit për Trump”/ Të martën gjyqi për Presidentin

WASHINGTON, DC - JANUARY 30: U.S. President Donald J. Trump holds a glass of water before he delivers the State of the Union address as U.S. Vice President Mike Pence (L) and Speaker of the House U.S. Rep. Paul Ryan (R-WI) (R) look on in the chamber of the U.S. House of Representatives January 30, 2018 in Washington, DC. This is the first State of the Union address given by U.S. President Donald Trump and his second joint-session address to Congress. (Photo by Win McNamee/Getty Images)

Përplasjet mes demokratëve dhe republikanëve amerikanë janë thelluar edhe më shumë pas vendimit të kryetares së dhomës së përfaqësuesve për të dorëzuar artikujt e fajësimit të presidentit në senat.

Nancy Pelosi deklaroi se kjo njollë do ti ngelet përgjithmonë kreut të shtetit dhe se përballja me ligjin do të jetë e ashpër.

 

NANCY PELOSI

Reklamë

 

KRYETARE E DHOMES SE PERFAQESUESVE

 

“Ne po bëjmë historinë duke dorëzuar artikujt e fasjëismit të presidentit Trump për abuzimin me detyrën. Ky është progress për zbatimin e kushtetutës dhe të ardhmen e e fëmijëve tanë. Ta kenë të gjithë shumë të qartë se presidenti do të vendoset me turp përpara ligjit dhe do të japë llogari, ai nuk mund të bëjë cfarë të dojë.”

 

Ndërkohë këtë të enjte kanë nisur përgatitjet për gjyqin që do të mbahet në senat të martën e ardhshme. Shefi i Gjykatës Supreme John Roberts dhe 100 anëtarët e Senatit janë betuar për rolin e tyre në mbikëqyrjen e procesit.

Trump është akuzuar se ka abuzuar me pushtetin e tij duke bërë presion në Ukrainë për të hetuar ish-Presidentin Joe Biden dhe djalin e tij, Hunter Biden, i cili shërbeu në bordin e një kompanie gazi në Ukrainë, pasi Trump mbajti peng 391 milion dollarë si ndihmë ushtarake.

Presidenti gjithashtu akuzohet se ka penguar më pas një hetim të kongresit në veprimet e tij.

Shkarkimi i Donald Trump kërkon dy të tretën e votave në senatin me shumicë republikane dhe duket thuajse I pamundur.

Kjo është hera e tretë në historinë 244-vjeçare të vendit që një president është fajësuar me qëllim shkarkimin.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë