Një grup pensionistësh kanë protestuar ditën e sotme para ambasadës italianë në Shqipëri, duke kërkuar njohjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë.

 

Një nga pjesëmarrësit në protestë deklaroi se  kontributet shoqërore të shqiptarëve që kanë punuar në Itali nuk derdhen në llogaritë e tyre, gjë që sipas tij është e turpshme sepse vetëm me pensionin e pjesshëm në Shqipëri, e ka të pamundur jetesën.

 

Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, duke marrë shkas nga kjo protestë ka dalë nga zyra e tij për t’i shpjeguar grupit të protestuesve se gjithçka do të zgjidhet shumë shpejt.

 

Ai shprehet se pala italiane po bën maksimumin për ta zgjidhur këtë çështje.

 

Bucci thekson se maksimumi në muajit e ardhshëm do të realizohet firmosja e marrëveshjes italo-shqiptar për njohjen e pensioneve.

 

Më bëhet qejfi t’iu njoh. Më duhet t’iu siguroj që nga pala italiane po bëhet maksimumi për ta zgjidhur këtë problem. Kemi folur për të arritur një dakordësi me palën shqiptare. Ne jemi tani në momentet e fundit të dakordësimit, mungojnë pak gjëra. Në javët e ardhshme apo maksimumi në muajit e ardhshëm do të realizohet firmosja e marrëveshjes italo-shqiptar. Ka qenë pak e vështirë sepse ka pasur disa teknikalitete për procedurë. Keni fjalën time, që nga pala italiane po bëhet maksimumi. Bëni pak durim.– tha Bucci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *