Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i ka përcjellë një mesazh liderëve të Bashkimit Europian por edhe shqiptarëve për dialogun me Kosovën. Gjatë promovimit të dronëve të rinj të ushtrisë serbe të mbërritur nga Kina, Vuçiç tha për mediat se njohja reciproke është marrëzi.  

“Gjatë 10 ditëve të ardhshme do të zhvilloj një seri takimesh me zyrtërët më të lartë të Bashkimit Europian, që lidhen kryesisht me temën e dialogut. Por dua tu them që jam ngopur duke dëgjuar marrëzitë e tyre të ndryshme që duan të bisedojnë për njohjen reciproke. Mos këmbëngulni që unë të ulem në tryezën e dialogut për këtë çështje”, tha Vuçiç

Vuçiç tha se atij i interesojnë vetëm interesat e popullit serb në çështjen e dialogut me Prishtinën zyrtare.

“Standardet janë gjithmonë të ndryshme dhe jo vetëm të dyfishta, por të shumëfishta dhe jam i lodhur me këto. Ata mendojnë se unë dua lavdërime nga ca media idiote që thonë se unë jam De Gol dhe i mençur dhe që s’jam diktator. Mua më intereson vetëm populli im”

Vuçiç u pyet edhe për fillimin e funksionimit të rrjetit të përbashkët energjetik mes Tiranës dhe Prishtinës në fund të muajit qershor.

Për këtë kryeministri serb tha se ndihet “i ngopur me të gjitha marrëzitë e tyre”, jo vetëm për bashkëpunimin, por edhe për deklaratat për të negociuar për njohjen e ndërsjellë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *