E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Njoftoi publikisht divorcin, tani aktorja kërkon anulimin e tij!

Dashuria nuk ka marrë fund. ‘E!News’ shkruan se Megan Fox dhe Brian Austin Green kanë anuluar zyrtarisht divorcin e tyre.

Ato kanë qenë të martuar prej 9 vitesh tashmë, megjithatë martesa e tyre nuk ka qenë gjithmonë e qetë.

Në vitin 2010, çifti dha lajmin se kishin nisur proçedurat e divorcit, por në vitin 2015 erdhi në jetë djali i tyre i tretë Journey, i cili tregoi se Megan dhe Brian vazhdonin të ishin bashkë.

Të enjten e kaluar u tha se çifti kishte rinisur proçedurat e divorcit, por burime për ‘Elle’ thonë se kanë vendosur ta tërheqin mbrapsht mendimin.

Reklamë

Në podcastin e tij, në vitin 2018, Brian u shpreh:

“Martesa është e vështirë. Është punë mendoj, për këdo. Kur arrin në pikën që ke tre fëmijë, ia del ditë pas dite. Ne kemi 3 fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë”.

Mesa duket, prioriteti i Megan dhe Brian janë fëmijët dhe kjo mund të jetë arsyeja që çifti ka vendosur të anulojë ndarjen e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë