Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe ka njoftuar të gjithë qytetarët  se çdo afat skadence i taksave apo rinovimet e lejeve të drejtimit do të pezullohet dhe do llogaritet nga momenti i hapjes së sporteleve.

 

Ai siguroi se nuk do të kenë asnjë lloj penaliteti dhe se do të pezullohet gjithçka deri në momentin që situata t’i kthehet normalitetit.

 

“Çdo afat e çdo skadencë, mbi taksat e qarkullimit të mjeteve rrugore dhe çdo dokumenti tjetër të lëshuar nga DPSHTRR, që nuk mundësohet dot si rinovim ose lëshim vetëm online dhe që konsiderohen prekluzive, do të pezullohen këto afate dhe kur të hapen sportelet do nisë llogaritja e ditëve të mbetura nga dita që u ndërpre zyrtarisht shërbimi. Pra askush të mos ketë stres, as shqetësim për kamata a gjoba! Edhe për kolaudimin, ditët kur shërbimi është i mbyllur, edhe për ata, nuk do quhen vonesë e qytetarit ose pengesë për ta!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *