Greket mobilizohen për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri.

 

Organizata “Të gjithë bashkë mundemi” bëri të ditur se ka hapur fushatën e mbledhjes së ndihmave për shqiptarët e prekur nga fatkeqësia natyrore e 26 nëntorit.

 

Aksioni do të zhvillohet të martën 3 Dhjetor nga 9 e mëngjesit deri në 15:00.

 

 

Pikat e grumbullimit në Athinë janë si më poshtë:

 

 

Në Glyfada, në kishën e Shenjtorëve Konstandin dhe Elena.

 

Në Kallithea, në kishën e Agios Nikolaos.

 

Në Neo Psychiko, në kishën e Agia Sophia.

 

Në Agia Paraskevi, në kishën e Agia Paraskevi.

 

Në Nea Ionia, në kishën e Agios Georgios.

 

Në Nea Smyrni, në kishën e Agios Sostis.

 

Në Ambelokipi, në kishën e Agia Triada.

 

 

 

“Së bashku ne mund të ndihmojmë fqinjët tanë të pikëlluar në këto kohe të vështira” – thone qytetaret greke.

 

 

Duhet theksuar se Greqia përvec mobilizimit qytetar, ofroi që në minutat e paara ekspertize njerësore për tërmetin në vendin tonë duke sjellë një grup të specializuar që dha ndihmë të cmuar në gjetjen dhe nxjerrjen e disa trupave nga rrënojat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *