E diel, 22 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Njihuni me vlerat ushqyese të qershive

Tashmë dihet se qershori është muaji i qershive. Të pasura me antioksidantë, si antocianina dhe quercetina, ato ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira dhe janë burim i mirë i vitaminës C, që forcon sistemin imunitar.

Qershori është muaji i një prej frutave më të preferuara të verës: qershive. Ato nuk janë vetëm të shijshme, por kanë edhe shumë vlera ushqyese për shëndetin.

Të pasura me antioksidantë, si antocianina dhe quercetina, ato ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira dhe janë burim i mirë i vitaminës C, që forcon sistemin imunitar.

Përmbajnë kalium, i cili ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut dhe janë të pasura me fibra, që përmirësojnë tretjen dhe shëndetin e zorrëve.

Reklamë

Cilat janë vetitë kuruese të qershive?

-Luftojnë inflamacionin

Qershitë kanë efekt anti-inflamator dhe mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të artritit apo muskujve.

-Përmirësojnë gjumin

Ato përmbajnë melatoninë, hormon që ndihmon në rregullimin e gjumit. Po ashtu ato ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare falë përmbajtjes së lartë në antioksidantë dhe kalium.

Vazhdo të lexosh

Reklamë