Tiroidet janë gjëndra të vogla që ndodhen rreth kanalit tuaj të frymëmarrjes. Hormonet që sekretojnë kontrollojnë metabolizmin e trupit. Kjo “nënë e të gjitha gjëndrave” është e ndjeshme ndaj mosfunksionimit dhe kur kjo ndodh, ajo vepron në mënyra të ndryshme .

 

Mund të prodhojë hormon të tepërt ose nuk prodhon mjaftueshëm. Simptomet që mund të dalloni ndonjë problem të shkaktur nga tiroidet janë:

 

Tiroidet prodhojnë hormone që kontrollojnë mënyrën se si trupi përdor energjinë. Mosprodhimi i këtyre hormoneve mund të çojë në një ndjenjë depresioni dhe letargjie. Gjëndrat tiroide dhe laringu janë të vendosura shumë afër njëria-tjetrës.

 

Pra, çdo mosfunksionim i gjëndrës tiroide mund të ndikojë në ndryshimin e zërit. Mbajtja e lëngjeve, një simptomë e zakonshme e tiroideve, mund të shkaktojë dhimbje në muskujt dhe nyjeve.

 

Më së shpeshti kjo dhimbje ndjehet rreth këmbëve dhe përkeqësohet me aktivitet fizik. Edhe pse arsyeja nuk është e njohur plotësisht, hulumtimi ka identifikuar qartë lidhjet midis mosfunksionimit të tiroides dhe humbjes së dëgjimit.

 

Një metabolizëm më i shpejtë nënkupton një rritje të qarkullimit të gjakut. Kjo i bën veshkat tuaj të filtrohen më shumë, kështu që prodhohet më shumë urina.

 

Një oreks i tepërt mund të jetë një shenjë e tiroideve si lirimin e tepruar të hormoneve në trupin tuaj mund të bëjnë të ndiheni të uritur gjatë gjithë kohës./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *