Njihuni me parashikimin e motit për këtë të shtunë

Vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht deri të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu të dobëta, lokale, dhe afatshkurtra kryesisht në jug të territorit.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 17m/sek.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.
Temperatura më e ulët do të shënohet në Kukës dhe Peshkopi, 8 gradë celsiuc, ndërsa më e larta në qarqet e Elbasanit, Beratit, Vlorës dhe Sarandës, 15 gradë celcius.




