Jetëgjatësia është një fenomen që lidhet ngushte me rëndësinë që ka ushqimi tek ne. Jemi ne gjithmonë personat përgjegjës në lidhje me ndikimin që kemi për të pasur një jetë sa më të shëndetshme dhe të gjatë.

 

Duke përdorur të dhënat për vdekshmërinë, të nxjerra nga studimi “Nurses Health Study and Health Professionals” dhe duke i kombinuar me të dhëna të nxjerra nga NHANES (National Health and Nutrition Examination Survey) dhe nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kërkuesit kanë ekzaminuar lidhjen mes pesë faktorëve të stilit të jetës me rrezik të ulët dhe vdekshmërisë në një ndjekje prej rreth 30 vjetësh.

 

“Studimi ynë tregon se parandalimi, nëpërmjet një diete dhe modifikimeve të stilit të jetës, ka përfitime të mëdha sa i përket reduktimit të frekuencës së sëmundjeve kronike, përmirësimit të pritshmërive jetësore dhe reduktimit të kostove shëndetësore”, thotë Frank Hu (Shkolla e Harvardit, Boston), i cili ka udhëhequr grupin e punës.

 

Në mënyrë të veçantë, janë marrë parasysh 5 faktorë: dieta e shëndetshme, mospirja e duhanit, aktiviteti fizik nga i moderuar në i fuqishëm për të paktën 30 minuta në ditë, konsumi i moderuar i alkoolit dhe indeksi i shëndetshëm i masës trupore.

 

Studiuesit kanë zbuluar se çdo faktor me rrezik të ulët ishte i lidhur me rreziqe shumë më të reduktuara për vdekshmërinë nga të gjitha shkaqet, nga kanceri dhe nga shkaqe kardiovaskulare. Përveç kësaj, duke e krahasuar me pjesëmarrësit të cilët nuk i plotësojnë kriteret për asnjë faktor të rrezikut të ulët, ata që i përmbushën kriteret për të pesta, kanë pasur një reduktim 74% të rrezikut të përgjithshëm të vdekshmërisë, 82% më pak mundësi për të vdekur nga sëmundja kardiovaskulare dhe 65% më pak gjasa për të vdekur nga kanceri.
Sa u përket dallimeve gjinore, hulumtuesit kanë vlerësuar se jetëgjatësia mesatare në moshën 50 vjeçare ishte më shumë se 14 vjet për gratë me të pestë faktorët me rrezik të ulët (që shkojnë në 93 vjet), krahasuar me gratë pa faktorë të rrezikut të ulët.

Te burrat, të pesë faktorët zgjatën jetëgjatësinë me 12 vite (mosha maksimale, 88 vjeç)./LIVING

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *