Showbiz
Njihuni me binjakët e Beyonce dhe Jay Z

Ashtu siç zgjodhi që të na japë lajmin e mirë se është shatzënë në pritje të binjakëve, në të njëjtën formë dhe na prezantoi me to.
Diva e muzikës pop, Beyonce ka postuar një foto të adhurueshme në profilin në Instagram të dy fëmijë të saj Ser dhe Rumi të cilët sot janë plot 1 muajsh.
Një foto e tillë, na hedh poshtë shumë dyshime që kishim krijuar në mendjen tonë se binjakët nuk janë mirë nga ana shëndetësore, por edhe datën e tyre të lindjes.
Çifti nuk ka vendosur që t’i mbajë të fshehtë fytyrat e fëmijëve të tyre, të cilat pavarësisht se sado përpiqemi, e kemi të pamundur të themi se kujt i ngjajnë.
Gjithsesi urime Beyonce dhe me jetë të gjatë fëmijët.





