E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Njësia Speciale “merr përpara” sulmuesit, futet brenda në Manastirin e Banjskës

Njësia Speciale ka hyrë brenda në Manastirin e Banjskës, ku ndodhen sulmuesit e armatosur me municion luftarakë. Lajmi njoftohet nga mediat vendase, të cilat shkruajnë se ky hap mund të jetë dhe përfundimtar në neutralizimin e sulmuesve.

 

Reklamë

Policia e Kosovës më herët njoftoi se ka vrarë tre sulmues dhe arrestuar një prej tyre, ndërsa tre të tjerë janë shoqëruar si bashkëpunëtorë, pasi dyshohet se kanë komunikuar përmes radiove.

 

Prej disa orësh blutë e Kosovës po rrezikojnë jetën në përballjen me agresorët, të cilët raportohet të jenë të paktën 30. Gjithçka nisi në orët e para të mëngjesit së të dielës, ku sulmuesit vranë një rreshter dhe plagosën një polic kufitar në veri të Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë