Kontrolle të shumta dhe gjoba mbi drejtuesit e mjeteve këto ditë në akset rrugore të Korçës.

 

Prej tre ditësh që njësia operacionale e sektorit të qarkullimit rrugor e ardhur nga Tirana po ushtron kontrolle, janë ndëshkuar me gjoba një numur I madh drejtuesish të mjeteve që janë konstatuar me shkelje.

 

Sipas të dhënave, në tre ditë  janë vendosur 310 masa administrative.

 

Vetëm paraditen e së premtes, janë vendosur 75 masa, nga të cilat 40 vetëm në qytet.

 

Njësia operacionale e qarkullimit rrugor ka ushtruar kontrollet në qytetin e Korçës në bashkëpunim me policinë rrugore vendase.

 

Masat ndëshkuese janë vendosur kryesisht për mos përdorimin e rripit të sigurimit, përdorimin e telefonit në udhëtim, shpejtësi në drejtimin e mjetit tej normave të lejuara dhe parakalim të gabuar.

 

Vetem paraditen e sotme nga nje njesi operacionale jane hequr 12 leje drejtimi per tejkalim te shpejtesise se lejuar

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *