Njeri nga akset Tiranë-Durrës mund të bëhet me pagesë

Kryeministri Rama në daljen e tij para mediave njoftoi vendimet e marra nga mbledhja e Qeverisë në Durrës.
“Ky mandat do të jetë mandati i Shqipërisë kantier ndërtimi në infrastrukturën rrugore. Pjesë e rikonstruksionit të rrugëve do të jetë zgjerimi i aksit Tiranë-Durrës. Ndërkohë pritet që një projekt i madh rindërtimi të hartohet për të gjithë rrugët e brendshme. PO ashtu ne fund te muajit nis puna per rrugen e Arbrit. “
Reklamë
Kryeministri Rama u shpreh se në të ardhmen mund te mendohet një skenar për vendosjen e pagesës në një nga dy akset rrugore Tiranë-Durrës pasi ato të rikonstruktohen. Rama shpjegoi se kjo gjë mund të mendohet vetëm pasi të rregullohet edhe rruga e vjeter Tirana-Durrës me kalim nga Ndroqi.
Gjithashtu pjesë e vendimeve të mbledhjes ishte dhe rifreskimi i listës së barnave të rimbursuara ku pritet të vendosen dhe një listë me medikamente të tjera.




