Nëse jeni një “njeri mëngjesi”, pra që zgjoheni herët, mund të jeni më të rrezikuar nga sëmundja e Alzheimerit.

Shkencëtarët kanë zbuluar një rrezik më të lartë të sëmundjes tek ata persona që zgjohen herët nga shtrati në mëngjes.

Ekipi nga Imperial College London kreu një studim tek mbi gjysmë milionë njerëz dhe analizoi informacionin e tyre gjenetik, si edhe modelet e gjumit.

Në fund të studimit, u gjet që ata që flinin më pak, kishin më shumë rrezik për sëmundjen.

Megjithatë, rezultatet e studimit, të botuara në revistën “Neurology”, nuk përcaktojnë prerë se të jesh një “njeri mëngjesi” do të thotë që do të vuash nga demenca.

Shkencëtarët theksojnë se modelet e gjumit nuk shkaktojnë sëmundje, por përkundrazi mund të jenë një shenjë e hershme e saj. Sipas tyre, gjenet që çojnë njerëzit në çmenduri mund të ndikojnë gjithashtu në gjumë.

“Ne zbuluam se ata që gjenetikisht janë në rrezik nga sëmundja e Alzheimerit ka më shumë të ngjarë të jenë njerëz që zgjohen herët në mëngjes. Ne kishim parë që njerëzit përjetojnë çrregullime të gjumit para shfaqjes së sëmundjes, por nuk ishim të sigurt nëse e shkaktonin atë apo ishin shenja paralajmëruese të hershme. Ky studim ofron prova kundër skenarit të parë.”, tha Dr Abbas Dehghan, një nga autorët e studimit.

Rreth 500,000 britanikë vuajnë nga Alzheimer, i cili ngadalë shkatërron kujtesën, aftësitë e të menduarit dhe aftësinë për të kryer detyrat më të thjeshta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *