Njerëzit po sëmuren, madje edhe po vdesin, pasi pinë dezinfektuesin e duarve. Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA e ka dhënë këtë alarm. Sipas saj, katër persona kanë vdekur dhe të tjerëve u është dëmtuar shikimi për shkak të dezifentuesit. Ai gjendet kudo dhe është i dobishëm për pastrimin e duarve gjatë pandemisë, por nuk është i sigurt për t’u gëlltitur, thonë ekspertët.

“Produktet e dezinfektuesve të duarve me bazë alkooli kurrë nuk duhet të hahen”, thuhet në një raport të ri.

Një ekip ekspertësh përshkroi rastet e 15 të rriturve në Arizona dhe Neë Mexico të shtruar në spital për helmim nga metanoli pasi konsumuan dezinfektuesin me bazë alkolli midis majit dhe qershorit.

Sipas tyre, fëmijët mund ta bëjnë këtë gabimisht, ndërsa disa njerëz mund të mendojnë se është një zëvendësues i mirë i pijeve alkoolike.

Studiuesit amerikanë dhe partnerët e tyre në Arizona dhe Neë Mexico rishikuan 62 regjistrime të thirrjeve në qendrat e helmimit nga maji deri në qershor për të karakterizuar raste që mund të jenë helmimi nga metanoli nga dezinfektuesi i duarve me bazë alkoolin.

Ata zbuluan se 15 persona, të moshës 21 deri në 65 vjeç, u pranuan në një spital pasi pinë dezinfektuesin e duarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *