Njerëzit braktisin Venezuelën, duke iu drejtuar Kolumbisë. Ne urën që lidh dy shtetet kalojnë afro 25.000 njerëz çdo ditë, që largohen me valixhe nga vendi i tyre për t’i shpëtuar frikës se autoritarizmit.

 

Që pas trazirave që përfshinë vendin ku u shënuan 125 viktima, shumë njerëz të cilët janë kundër regjimit të presidentit Maduro po zgjedhin të largohen.

 

Vete autoritetet kolumbiane kane konfirmuar se numri i atyre që kalojnë kufirin është shumë i lartë. Edhe pse nuk flitet deri tani për një eksod masiv, sipas tyre, situata pritet të përkeqësohet.

 

Javën e kaluar Kolumbia njoftoi se do t’i jepte status të përkohshëm mbi 150,000 venezuelaseve që hynë ligjërisht në vend para 25 korrikut, por deri tani numri është tejkaluar.

 

Në vitet ‘70 dhe ‘80 kanë qenë kolumbianët që u dyndën drejt Venezuelës, për shkak të luftës civile dhe karteleve të drogës.

 

Ditën e premte presidenti Maduro mbajti seancën e parë të Asamblesë Kushtetuese, nga ku pritet që të bëhen ndryshimet qe i japin pushtet te pakufizuar. Opozita ka deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet dhe se do te vazhdoje protestat. Ndërkohe qe shume shtete kane beret e njëjtën gjë, duke paralajmëruar sanksione ndaj Venezuelës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *