E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Një zyrtare si Olta Boka

Këngëtarja Olta Boka, e cila vazhdimisht është e pranishme në ambiente ku këndohet muzika live, tashmë ka vendosur të ketë edhe një profesion tjetër. Ajo është zgjedhur koordinatore në Këshillin e Qarkut Tiranë dhe e mban këtë pozicion prej 7 muajsh.

 

 

Në një postim vetëm para disa minutash në Instagram, Olta ka treguar të gjithë kënaqësinë që i fal puna e re. Profesionin si këngëtare Olta e quan fat nga talenti, ndërsa profesioni i ri i jep një motiv dhe qëllim për të bërë më të mirën çdo ditë.

Reklamë

 

 

“Të jesh e talentuar është fat! Meritë është punosh përtej talentit! Prej gati 7 muajsh përjetoj një eksperiencë të re, të paprovuar më parë. Të zgjimit të hershëm, me një motiv, qëllim dhe dëshirë për të bërë më të mirën çdo ditë…” – ka shkruar Olta përbri një fotoje në zyrën e saj.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë