Subscribe

Miq, të afërm dhe dashamirës të muzikës, u mblodhën sot pranë kodrave të Liqenit Artificial, për të përkujtuar një vjetorin e ndarjes nga jeta të kantautorit të njohur shqiptar, Françesk Radi.

 

Në vendin që ai e kishte me te preferuar e ku krijoi meloditë e para, është vendosur edhe një bust.

 

“Franko ka ndryshuar shumë jetë njerëzish, ka prekur shumë individë e ka frymëzuar shumë të rinj. Për shumë njerëz ai ka qenë edhe arsye mbijetese në një situatë shumë të vështirë, ku fjala e lirë, muzika, opinioni, bindjet e lira kanë qenë sfidë për Shqipërinë. Vetëm ata që janë trima të vërtetë marrin guximin të sfidojnë në momentet më të vështira status-quon, realitetin, gjërat që ndodhin, të provokojnë një debat, atëherë kur të bëje një gjë të tillë, të kushtonte jetën. Ai i kushtoi vitet më të bukura të jetës, e megjithatë detyra e gjeneratës sonë, e një brezi të ri që merr stafetën nga një gjeneratë tjetër, është të mos harrojë dhe të kujtojë”.

 

Bashkëshortja e kantautorit, Tefta Radi falenderoi të pranishmit për kujtimin e veprës së Frankos.

 

Më pas, familjarët mbollën edhe disa pemë pranë bustit, në nderim të figurës së kantautorit, i cili njihet ndryshe edhe si këngëtari i liqenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *