Në përvjetorin e vdekjes së  22-vjeçares iraniane, Mahsa Amini, është arrestuar babai i saj. Ai u prangos këtë të shtunë jashtë shtëpisë së tij dhe u dërgua në  Ministrinë e Inteligjencës për t’u marrë në pyetje. Babait të së ndjerës i është thënë se në përvjetorin e vdekjes së vajzës së tij nuk do të lejoheshin familjarisht që të largoheshin nga shtëpia.

 

Banesa e tyre është rrethuar nga forcat e sigurisë, të cilët kanë bllokuar rrugën për të shmangur mbledhjen e qytetarëve në protestë.

 

Autoritetet kanë shtrënguar masat e sigurisë në shumë qytete në mbarë Iranin në përvjetorin e parë të vdekjes së 22-vjeçares. Një ditë më parë u mbajtën protesta në mbarë vendin, ku u kërkuan të drejtat për gratë. Në kryeqytetin iranian, Teheran, dhe në qytete të mëdha protestuesit dolën në rrugë duke hedhur slogane si  “Vdekje diktatorit” dhe “Grua, jetë, liri”.

 

Mahsa Amini vdiq vitin e kaluar, pasi dëshmitarët raportuan se ajo u dhunua  teksa po arrestohej në Teheran nga “Policia e Moralit” dhe përpjekjet e autoriteteve për të fshehur këto fakte rritën zemërimin e publikut. Protestat paraqesin kërcënimin më të madh publik ndaj regjimit të Teheranit për më shumë se një dekadë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *