E diel, 4 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Një vit nga sulmi i Hamasit në Izrael, Joe Biden: Ka ardhur koha që dhimbjet të marrin fund

Në një vjetorin e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, presidenti amerikan Joe Biden tha se “ka ardhur koha për t’i dhënë fund dhimbjes”.

Joe Biden e quajti sot një “përvjetor të zi” dhe për palestinezët “të cilët e lanë Hamasin të sjellë shkatërrim dhe vdekje si për Izraelin ashtu edhe për Gazën”.

Reklamë

Presidenti amerikan shprehu keqardhjen për civilët e vdekur, mes të cilëve 46 qytetarë të Shteteve të Bashkuara.

Biden ritheksoi se Izraeli nuk është vetëm dhe nuk do të jetë kurrë vetëm dhe u kujdes të “zbusë” reagimin e shkaktuar nga deklaratat e fundit të Kamala Harris, e cila ka shprehur hapur kundërshtime për mënyrën se si Izraeli po vepron në Gaza, si dhe në Liban.

Joe Biden iu referua edhe çështjes së pengjeve të cilët janë ende në duart e Hamasit në Gaza, duke theksuar se ai personalisht dhe qeveria e tij nuk do të ndalojnë përpjekjet për lirimin e tyre.

Joe Biden nuk e përmendi të nesërmen në Gaza, ndërsa diplomacia  amerikane e bëri të qartë se nuk do të lejojë forcat izraelite të pushtojnë enklavën./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë