Subscribe

Gjykata e Tiranës dënoi me 1 vit burg dhe 18 muaj prove për te mos kryer asnjë vepër penale për ish-kreun e Inspektoratit Ndërtimor te Bashkisë se Tiranës, Florenc Hoxha. Ne dy vendime te ndryshme, Gjykata përfundoi dosjet per akuzat e shpërdorimit te detyrës dhe plagosjes se lehte me dashje. 2 vite me pare, ish-kreu i Inspektoratit Ndërtimor te Bashkisë u konfliktua fizikisht me dy familje ne Tirane me pretendimin se ne bizneset e tyre bëheshin punime pa leje. Per këto dy ngjarje, Prokuroria nuk arriti te provoje se dhuna ishte ushtruar vetëm nga Hoxha ndaj dhe dënimi me 2 muaj burgim Gjykata e konvertoi ne një periudhe 18 mujore kohe ne te cilën Hoxha, nuk duhet te kryeje asnjë vepër penale. Per sa i përket shpërdorimit te detyrës ne vitin 2012, Hoxha u denoncua nga një familje në kryeqytet, pasi sipas tyre, po iu grabitej prona në rrugën “Reshit Petrela”, duke u bërë një ndërtim pa leje. Disa muaj me pas ne zone u ndërtua nje pike karburanti, i cili dy vite më pas u prish nga Inspektorati Ndërtimor Kombëtar si një objekt pa leje. Sipas prokurorisë, Florenc Hoxha me veprimet e mos veprimet e tij ka lejuar ndërtimin e objektit pa leje edhe pse ligji i jepte të drejtë ta prishte dhe të kallëzonte ndërtuesin abuziv. Mësohet se vendimet janë apeluar nga mbrojtësit e Hoxhes, ndërkohe qe nese Gjykata le ne fuqi shkallen e pare, atëherë ish-zyrtari i bashkisë do te duhet te vuaje dënimin ne burg te sigurisë se zakonshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *