E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Një viktimë dhe 41 raste të reja me Covid në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë si pasojë e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se  janë raportuar edhe 41 raste të reja m Covid Sipas të dhënave të publikuara, sot janë shëruar 198 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.279.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

06 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Reklamë

Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.637 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.397.224 doza të vaksinës.

Deri më sot 579.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.777 testime, 41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 198 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.279.

Në total numri i rasteve aktive është 1.737.

Vazhdo të lexosh

Reklamë