Një thua i bukur është padyshim një ndër detajet më tërheqëse tek vajzat. Shumë vajza dhe gra çdo muaj apo edhe më shpesh drejtohen drej qendrave të estetikës për të bërë thonjtë me tipsa, xhel ose manikyr xhel. Ndalur tek kjo e fundit na duhet t’iu themi një infromacion aspak të këndshëm.

Së fundmi Tina Yong një ‘Youtuber’ që jep këshilla për bukurinë ka ndarë me publikun efektet tmerruese që lë xheli në thonjtë tanë, nisur nga pervoja personale. Australiania që është e fiksuar pas thonjve me xhel filmoi një video shokuese ku tregoi se çfarë i kishte ndodhur me thonjtë e duarve.

Me anë të një mikroskopi digjital Tina tregoi pasojat 5 vjeçare të thonjve me xhel në shtratin e thonjve. Ndërsa i pastronte me ngadalë, ajo shpjegoi se thonjtë e saj ishin të gërvishtur dhe shumë të hollë. 

Pasi pastroi xhelin, ajo vëzhgoi lëkurën e cila ndodhet poshtë thoit dhe e krahasoi atë me një ajsberg të madh. Poshtë lëkurës gjendeshin shumë pisllëqe dhe qime të vogla, me pak fjalë një vatër aktive mikrobesh. Krahas kësaj ngjyra natyrale e thonjve të saj kishte ndryshuar duke u kthyer nga e bardhë në të verdhë.

“Normalisht nëse përdorni manikyr të zakonshëm, thonjtë tuaj nuk do të duken kështu kur ta pastroni. Thonjtë tuaj do të jenë përsëri të butë dhe të bardhë”, sqaroi ajo. Kështu që, tashmë e keni ju në dorë nëse do të vazhdoni të aplikoni mankyrin xhel në thonjtë tuaj rregullisht ose jo./ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *