Një urgjencë çdo 11 minuta
Nje urgjence ne çdo 11 minuta shënohet ne Spitalin Universitar te Traumës. Kjo do te thotë qe këtu trajtohen rreth 130 raste emergjente ne dite. Ministri i shendetesise Ilir Beqaj gjate nje vizite ne ketë spital, tha se masat e marra garantojnë nje shërbim te plote shëndetësor, sidomos per pushuesit. Mjekët e spitalit kanë pohuar se pjesa me madhe re rasteve te urgjencës i përket traumave. Ndërsa kreu i këtij institucioni tha se pavarësisht se është kohë pushimesh, urgjenca e spitalit ka një ngarkesë më të madhe se sa pjesa tjetër e vitit, per shkak edhe te numrit te larte te aksidenteve. Ministri Beqaj e shfrytëzoi ketë vizite per te premtuar se deri vitin tjetër Spitali i Traumës do te ketë nje pamje te re fale nje investimi prej 5 milion eurosh qe ka nisur te zbatohet.




