E shtunë, 7 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Një tjetër vend i Evropës rihap kufijtë

Republika Çeke ka rihapur këtë të premte kufijtë me Austrinë dhe Gjermaninë, 10 ditë më herë nga ç’ishte planifikuar.

Pothuajse tre muaj pasi u mbyllën për shkak të koronavirusit, vizitorët nga Austria, Gjermania dhe Hungaria do të mund të hyjnë në Çeki duke filluar nga dita e sotme.

Kryeministri Andrej Babis ka njoftuar që vendi duhet t’i rikthehet normalitetit.

Gjithashtu, të gjithë ata që do të futen në Çeki nuk do t’iu kërkohet nëse janë apo jo të infektuar me COVID-19.

Vazhdo të lexosh

Reklamë