Subscribe

Vazhdon dashuria me trajnerët italiane nga ana e Partizanit. Te kuqte i ka prezantuar sot Adolfo Sormani, i cili ka nënshkruar nje kontrate dy vjeçare me klubin nga kryeqyteti. 51 vjecari zëvendëson ne pankinen e nenkampioneve patriotin e tij Agostineli, i cili mori frenat e korçareve te Skënderbeut. Pasi prezantoi stafin teknik, trajneri Italian kërkoi mbështetjen e klubit dhe tifozëve per te çuar përpara projektin e tij.

“Ne duam lojtare qe te jene krenar qe jane pjese e këtij klubi. Duam nje grup te forte dhe jo lojtare qe janë me te rëndësishëm se klubi. Duhet te punojmë ne grup dhe shume,  nëse duhet te arrijmë rezultate. Objektivi yne është fitimi i titullit kampion, ambiciet e klubit janë te mëdha dhe ne duhet patjetër ta realizojmë ketë objektiv.”

Sormani vjen nga disa eksperienca interesante si zv-trajner i Uatfordit ne Angli apo trajner i te rinjve te Napoli e Juventus. Italiani do te debutoje ne pankinen e te kuqeve qe javën e ardhshme ne takimin e dyte te Europa League kundër Slovan Bratislava.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *