E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Një tjetër shtet ndalon shitjen e cigareve elektronike

Një tjetër shtet ndalon shitjen e cigareve elektronike me aromë.

Bëhet fjalë për New York-un, shtetin e radhës pas Michigan që  vendos një masë drastike kundër shitjes së cigareve elekronike të aromatizuara.

E gjitha vjen pasi mjaft perdorues të këtyre cigareve kanë përfunduar në spital me simptoma të ndryshme deri në vdekje në traktin respirator. Vendimi në New York u mor nga këshilli për shendetin publik pas propozimit të guvernatorit Andreë Cuomo.

Kompanite që shesin këtë lloj cigareje elektronike kanë dy javë kohë për ti hequr nga tregu. 7 persona kanë gjetur vdekjen deri tani në SHBA dhe shumë të tjerë janë në spital nga një semundje që prek mushkërite, paciente këto të gjithë konsumues të cigars elektronike me aromatizues.

Sipas një studimi të shendetit publik në SHBA, 40% e studenteve të vitit të fundit të pyetur përdorin cigare elektronike, shifer kjo shumë e lartë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë