Nje tjetër lojtar i kombëtares shqiptare te futbollit ka bere nje hap te madh ne karrierën e vet. Behet fjale per qendërmbrojtësin Kosovar Frederik Veseli i cili do t’i bashkohet Empolit ne serine A. 23 vjecari i cili ishte pjese e kuqezinjve ne europianin e fundit ne France, ka rene dakord me klubin Italian qe te firmose nje kontrate 2 vjeçare. Mbrojtësi qe mund te luaje ne qendër ose ne krah vjen tek Empoli si lojtar i lire, pasi i kishte përfunduar kontrata me skuadrën zvicerane te Luganos me te cilën luajti nje sezonin e kaluar 33 ndeshje. Frederik Veseli me herët ne karrierën e tij ka qene pjese e disa skuadrave angleze mbi te gjitha dy ekipet e Manchesterit, United dhe City, por edhe Ipsuic. Përpara se te zgjidhte kombëtaren kuqezi, Veseli kishte kaluar me radhët te gjitha ekipet kombëtare te moshave te Zvicrës. Ndërkohe nje tjetër lojtar qe është pjese e kombëtares kuqezi Milot Rashica është ne radarin e klubeve italiane. Talenti i Viteshes, nuk eshte vetëm ne vëzhgimin e Napolit. Tani edhe ish-lojtari i kombëtares shqiptare Igli Tare qe është drejtor sportive tek Lacio, po mendon seriozisht transferimin e Rashices si zëvendësues i Kandreves qe u transferua tek Inter. Shanset e Rashces per te kaluar ne Itali do te ishin me te mëdha, edhe nëse Lacio nuk gjen dot akordin me Papu Gomez te Atalantes qe është zgjedhja e pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *