E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Një tjetër kontinent preket nga koronavirusi

Shënohet rasti i parë i koronavirusit në kontinentin e Afrikës, një muaj e gjysmë pasi u shfaq fillimisht në Wuhan të Kinës.

 

I infektuari është regjistrua në Egjipt, ndërsa Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ai është një shtetas i huaj dhe u konstatua nga programet që zbatohen ndaj udhëtarëve që vijnë nga jashtë vendit.

 

Reklamë

Një nga kontinentet që nuk është prekur ende nga virusi i rrezikshëm është Amerika e Jugut, ndërsa epaprekur nga përhapja e koronavirusit mbetet edhe Ballkani në Europë.

 

Ndërkohë, këtë të shtunë u raportua se një turiste kineze ka humbur jetën  në Francë si pasojë e koronavirusit. Pas shfaqjes së simptomave të para, ajo u vendos në karantinë në spitalin e Parisit që me 25 janar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë