Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se një tjetër infermiere nga Tirana është shëruar nga COVID-19 pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP.

 

Në një postim në “Facebook”, ministrja shprehet se ka shkuar në 28 numri i anëtarëve të personelit shëndetësor që kanë fituar betejën me koronavirusin.

 

“Çdo personel i sistemit shëndetësor që e fiton betejën e tij me #COVID19 është një lajm që më gëzon pa masë! Edhe 1 infermier në Tiranë është shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP. Shkon në 28 numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19. Deri tani janë 165 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19”, shkruan Manastirliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *