Subscribe

Qytetaret në zonen e Thumanës ende perballen me pasojat e tërmetit tragjik te 26 nëntorit të vitit te kaluar.

 

Përfaqesuesit e partise demokratike kanë takuar familjen e Selam Mirditës i cili jeton në çadër prej 9 muajsh.

 

Selman Merlika. Unë nuk dua shtëpia vila. Unë dua siç e kam patur”, –  u shpreh Selman Merlika, banori, që prej 9 muajsh jeton në çadër.

 

Orjola Pampuri: Shumë e drejtë! Shtëpinë tënde!

 

Selman Merlika: Me ma ba në vend shtëpinë time. Veç me ma ndërtu në vend, kaq gjë.

 

 

Kjo nuk është e vetmja familje që përballet me këtë situatë të vështirë.

 

Artur Mirdita:

Neve i kemi parë me sytë tonë, këtu ka patur një bum, një bum ndihmash vinin, se nga shkonin se çfarë bënin ne nuk dimë gjë, nuk dimë gjë.  Ne nuk i shihnim, nuk i shihnim ku shkarkojnë, edhe këtu kur vjen puna asnjeri s’ashtu. Vjen këtu thotë s’ke hyrë në listë. Më tepër jemi indinjuar, për shembull për arsye se  këtu te porta ime s’ka ardhur asnjë, ky është problemi më i madh.

 

Qytetaret u kanë shprehur shqetësimin përfaqësuesve të PD se jo vetëm ndihmat, por edhe rindertimi i shtëpive bëhet në menyre selective.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *