E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Një tërmet me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter godet brigjet e Alaskës

Një tërmet me magnitudë prej 6.8 goditi të hënën brigjet e Alaskës.

Shërbimi Gjeologjik Amerikan raportoi se epiqendra ishte rreth 71 milje (114 kilometra) në lindje të qytetit të Chinik.

Reklamë

Tërmeti i së hënës u ndje nga banorët përgjatë Gadishullit të Alaskës dhe Ishullit Kodiak, por nuk ka kërcënim për cunami.

Kjo lëkundje vjen një ditë pasi tërmeti me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter shkundi ishullin Hawaii.

Vazhdo të lexosh

Reklamë