E hënë, 28 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Një super lajm për fëmijët shqiptarë në Itali!

Në Cremona të Italisë fëmijët do të mësojnë për herë të parë shqip! Lajmin e ka dhënë Komuniteti Shqiptar i qytetit verior, i cili me anë të një njoftimi rrëfen se emri i shkollës ku do të mësohet gjuha amtare do të jetë “Mësonjëtorja” dhe se sot do të bëhet inaugurimi i saj në ambientet e shoqatës La citta dell’ umo”.
“Komuniteti Shqiptar në Cremona feston: Të shtunën 28 shtator 2019, ora 15:00 hapjen e shkollës së parë shqipe për fëmijë “Mësonjëtorja” në Cremona, në via Legione Ceccoperi nr 21/23 (Borgo Loreto) në ambientet e shoqatës La citta dell’ umo”. Ju falenderojmë paraprakisht për pjesëmarrjen tuaj. Nismëtarët/ Strafi drejtues/ Komuniteti”, shkruhet në njoftimin e Komunitetit Shqiptar në Cremona.
E kur dëgjon “Mësonjëtorja” kujtesa të shkon larg në kohë në 7 mars të vitit 1887, atëherë kur u hap shkolla e parë shqipe në Korçë.
Hapja e saj ishte si rezultat i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare që synonte të mësoheshin të drejtat kombëtare përbrenda Perandorisë Osmane.
Një emër, dy shkolla, por një qëllim! Ashtu sikurse “Mësonjëtorja” e parë shqipe në Korçë edhe ajo në Cremona kanë një qëllim, mësimi dhe shkrimin i gjuhës amtare për të mos humbur gjurmët e saj. E këtë herë fëmijët shqiptarë që jetojnë në Itali do ta kenë këtë fat.
Mesa duket në qytetin e vogël verior të Italisë, por me një histori të pasur e ku arti e kultura marrin një tjetër dimension ky lajm është pritur gëzueshëm, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga mikëpritësit italianë./ TRING

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë