Në qëndren spitalore Universitare “Nënë Tereza” kryeministri Rama ishte këtë të merkurë për të inspektuar punimet për spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme.  

Godina e re e parashikuar të perfundoje në vjeshten e vitit të ardhshëm, do të ketë mbi 300 shtretër.

Ne funksionimin e tij eshte parashikuar edhe nje spital ditor me 60 shtretër.

Spitali i ka kushtuar buxhetit të shtetit 19 milione euro, 14 milione per ndertimin dhe 5 milione per aparaturat.

Një dite më parë kreu i qeverise premtoi se me fillimin e vitit te ardhshem mjeket dhe infermieret do te perfitojne nje page te larte, madje mbi mesataren e pagave që marrin koleget e tyre në ballkan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *