Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 July 2026
Vizion fokus

“Momenti i krenarisë”, Rama: Kur e paimagjinueshmja bëhet e...

“Investimet në mbrojtje duhet të mbeten në Itali”, Meloni:...

Samiti i NATO-s në Turqi, Starmer: Dolëm më të...

Bardhi në Parlamentin Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni...

Samiti i NATO-s, Sanchez pas takimit me Trump: Folëm...

Balla nga Strasburg: Shqipëria ka hyrë në fazën vendimtare...

Kanadaja siguron partneritete të reja mbrojtëse në samitin e...

“Mund të godasim Iranin sonte”, paralajmëron Trump dhe kërcënon...

Rama e konfirmon: Samiti i radhës i NATO-s në...

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do mbahet në...

Një shpjegim nga Faik Konica se çfarë është Dita e Verës

14 Mars 08:40

Dita e Verës e cila është një festë që përkon me datën 14 mars, është një nga më të vjetrat dhe gjithëpërfshirëset në vendin tonë, dhe të shumta janë eventet që organizohen kudo, me Elbasanin që kthehet në “kryeqytet” të Shqipërisë.

Por cili është kuptimi që i jepte Faik Konica kësaj feste?

“Është dita në të cilën shtërgjyshërit t’anë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtojin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve.

Kur çkrin dimëri, kur qaset Vera buzëqeshur e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Botiçelit, zemra e njeriut çgarkohet nga një barë, shijon një qetësi, një lumtësi t’ëmblë. Në këtë gëzim, stërgjyshërit t’anë ndiejin një detyrë t’u falen perëndive që sillnin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që quajmë Dit’ e Verës.

Në pak ditë në Shqipëri, besnikët e fundmë të paganizmit, besnikë padashur dhe pa dijtur, do të rrethojnë me verore degët e thanavet, të dëllinjavet, të dafinavet të gjithë shelgjeve të nderuara. Do të këputin degë të gjelbra dhe do t’i venë mbi kryet e shtëpivet.

Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetra të rracës sonë. Nuk i bëjnë dëm njeriut. Sjellin një gëzim të kulluar në shtëpi. Në një vend ku jeta e të vegjëlvet është aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kanë një rasë të rrallë për të dëfryer. Për të mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shije poetike të hollë e të rrallë.”

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Dita E Veres Faik Konica

Nga e njëjta kategori

“Investimet në mbrojtje duhet të mbeten në Itali”, Meloni: Për Trump nuk kam asnjë pendesë!

më shumë...

Samiti i NATO-s në Turqi, Starmer: Dolëm më të fortë dhe më të bashkuar

më shumë...

Bardhi në Parlamentin Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij dhe u shërben vetëm ligjeve korruptive

më shumë...

Samiti i NATO-s, Sanchez pas takimit me Trump: Folëm për futboll

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:10

Këto shenja Horoskopi e kanë shumë të...

5:51

“Momenti i krenarisë”, Rama: Kur e paimagjinueshmja...

5:47

“Investimet në mbrojtje duhet të mbeten në...

5:36

Samiti i NATO-s në Turqi, Starmer: Dolëm...

5:23

Bardhi në Parlamentin Europian: Kuvendi është zhveshur...

5:19

Samiti i NATO-s, Sanchez pas takimit me...

5:10

Balla nga Strasburg: Shqipëria ka hyrë në...

4:47

Kanadaja siguron partneritete të reja mbrojtëse në...

4:39

Parashikimi i motit për ditën e enjte,...

4:23

“Mund të godasim Iranin sonte”, paralajmëron Trump...

3:53

Përmbyset kamioni me inerte në aksin Elbasan-Peqin,...

3:51

Rama e konfirmon: Samiti i radhës i...

3:36

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do...

3:17

Përdornin lokalin për shitje droge dhe lojra...

3:01

Uji i zier me banane, pse njerëzit...

2:55

Rezoluta e PE-së: Serbia po ngec për...

2:47

Ministria e Arsimit publikon kalendarin, ja kur...

2:38

Pse plakemi më shpejt se prindërit tanë?...

2:15

Shtëpia e Faik Konicës, e rrënuar, kërkohet...

1:56

Rama takohet me kreun e NATO-s, kryeministri...

Më të klikuarat

  • “O ma, o ma”, nëna e 17 vjeçares së dhunuar: Nuk do t’i fal...
  • EKSKLUZIVE/ “Po vijnë, do më rrahin”, flet nëna e 17-vjeçare...
  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Dhuna ndaj minorenes, e planifikuar, publikohen video të tje...
  • “Kjo sot s’është më PS”/ Rrëfimi me dhimbj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.