Subscribe

Shkolla “Bashkim Fino” do të jetë gati shtatorin që vjen për të pritur nxënësit. Kryebashkiaku Veliaj së bashku me vajzen e ish deputetit socialist, inspektuan punimet në kantierin e shkollës.

 

Kjo do të jetë shkolla e re “Bashkim Fino”, e cila ka ecur jashtëzakonisht mirë me punimet pavarësisht shirave. Mezi pres që shtatorin tjetër të jetë pjesë e buqetës së 10 shkollave të fundit që do të hapen në Tiranë. Këtë vit të ri shkollor ne kemi hapur 10 shkolla, duke filluar nga shkollat në qendër të Tiranës, apo kopshti në ish-Bllok, deri tek shkollat në periferi që janë me një super-cilësi

 

Ndërsa Megi Fino, vajza e ish-deputetit, tha se familja e saj është krenare që një shkollë në kryeqytet do mbajë emrin e të atit.

 

MEGI FINO

 

“Jemi shumë të vlerësuar dhe shumë krenarë dhe falenderojmë shumë mikun tonë të veçantë Erionin. Është krenari jo vetëm sepse mban emrin e babait tim, por edhe për faktin që të bëhet një shkollë me të tilla standarde në këtë zonë”,

 

Njësisë 2 në kryeqytet do i shtohet një kopsht dhe një shkollë e re 9-vjeçare e cila do jetë me një kapacitet për afro 1000 fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *