Subscribe

Një rrugë në kryeqytet do të mbajë emrin e albanologut të njohur hungarez, Istavn Schutz.  Në një ceremoni ku ishin të pranshëm përfaqësues të ambasadës hungareze dhe familjarë të albanologut,  Erion Veliaj u shpreh se duhen nderuar figurat qe kane dhene kontribut per qytetin.

“Për të kuptuar se qyteti duhet të ndryshojë në infrastrukturë, duhet të ndryshojë edhe në kulturë. Rrugët nuk janë një moment për qoka, por për të respektuar ata njerëz që kanë dhënë një kontribut për vendin tonë”, tha Veliaj.

I dërguari me punë i Hungarisë në vendin tonë, Ádám Lovassy, vlerësoi raportet miqësore mes dy vendeve.

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Hungarisë nuk kanë qenë kurrë më mirë në dekadat e fundit. Por, për të qenë në majën e marrëdhënieve na duhen njerëz si Istavn Schutz. Unë mendoj se ai është një nga ambasadorët më të mirë të marrëdhënive mes dy vendeve dhe si diplomat i jashtëm i ngarkuar me punë në Shqipëri nuk mund ta imagjinoj një nder më të madh se sa emërtimi i një rruge me emrin e një studiuesi hungarez”, tha Lovassy.

Albanologu Istavn Schutz është dekoruar edhe me Urdhrin “Naim Frashëri” nga presidenti i Republikës për veprimtarinë e tij të gjerë albanologjike./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *