Subscribe

Kryetari i Bashkisë se Tiranës ishte këtë te mërkurë ne Kombinat per te përuruar ndërtimin e nje rruge te re, si nje tjetër premtim te mbajtur te fushatës per kryeqytetin. Sipas tij, rruga është pjese e urbanizimit te gjithë zones, me banore te ardhur kryesisht pas viteve 90. Kryebashkiaku u shpreh se investimet e Bashkisë do te vazhdojnë me prioritet kryesor ristruktimin e kopshteve dhe çerdheve te Tiranës. Veliaj deklaroi gjithashtu se Bashkia do te vijoje aksionet per çlirimin e hapësirave publike te uzurpuara, qe do te mundësojnë me shume sheshe e kënde lojërash per banoret e kryeqytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *