Subscribe

Nuk është hera e pare qe opera “I Capuletti e i Montecchi” sjell në rolet kryesore, atë të Romeos dhe Zhuljetës dy femra. Kështu ka ndodhur në Paris, në Vjenë e në skenat më të mëdha operistike. Një Romeo femër vjen edhe në Teatrin e Operës në Tiranë. Romeo që do të ngjitet në skenën shqiptare pas 65 vjetësh si një premierë absolute, do të interpretohet nga artistja Vikena Kamenica. Edhe pse rolet kryesore dhe ato drejtuese i janë besuar femrave, kësaj shfaqjeje, nuk i mungojnë meshkujt. Kori do të jetë një nga elementët që do t’i shtojë ngjyrat shfaqjes që vjen në regjinë e Aylin Bozok dhe nën drejtimin orkestral të Elda Laros, që rikthehet në Tiranë për këtë projekt. Nje nder zërat me mashkullore është edhe ai i Armando Likes, i cili rrëfen për Vizion Plus, se kjo premierë absolute, nuk kishte si të vinte më bukur se sa nën drejtimin e femrave. “I Capuleti e i Montacchi”, njohur ndryshe edhe si Romeo dhe Zhuljeta vjen për publikun si premierë më 20 mars dhe përgjatë gjithë fundjavës së fundit të muajit mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *