Subscribe

Turizmi shqiptar tashmë ka një emër lider në fushën e akomodimit, spanjollen “Melia Grup”, e cila do të jetë prezente në resortin “San Pietro” që do të ndërtohet në gjirin e Lalzit.

 

Ky resort që do të shtrihet në 34 ha tokë dhe me një sipërfaqe ndërtimi prej 140 mijë metra katror, do të jetë projekti më ambicioz në sektorin e turizmit. Përfaqësuesi i Melia Grup, na tregon në një intervistë për Vizion Plus pse zgjodhi Shqipërinë për te investuar.

“Shqipëria ishte ne palët tona strategjike. Ne vendosem te zgjerojmë kompaninë tone ne rajonin e Ballkanit. Aktualisht po punojnë fort në ndërtimi e hoteleve ne Kroaci, ne Mal të Zi dhe do ta përfundojmë me Shqipërinë, që ka një veçanti ndryshe nga vendet e tjera qe lagen nga Adriatiku. Shqipëria ka një vije te gjate bregdetare, pra ka shume plazhe ku ne mund te zhvillojmë konceptin tone ne mënyre te plote, për sa i përket pushimeve.”

 

Aktualisht “Melia grup” operon në  shumë vende të botës me 420 hotele dhe me mbi 100 mijë shtretër në pronësi. Ky emër i madh në fushën e hotelerisë zgjodhi të bashkëpunojë më kompaninë shqiptare “Edil al”,  e cila do të konkretizojë projektin, ndër më të mëdhenjtë në rajon, me një vlerë prej 88 milion euro.

 

“Kur ne nisem aktivitetin tone ne Shqipëri ne po kërkonim per nje partner serioz. Për te bashkëpunuar, pasi nuk njihnim vendin dhe as rregullat. Ne zgjodhëm nje kompani te rëndësishme si ajo “Edi al”, e familjes Dulaku per te zhvilluar konceptet tona. Mendoj se do te sjellim nje risi per sektorin e turizmit. Do sjellim ekspertizën tone spanjolle per te zbatuar standardet me te larta jo vetëm ne kete resort por edhe ne Shqipëri. Parashikojmë se resorti do te vizitohet  nga rreth 20 mije pushues përgjatë nje viti Jemi te lutur per këtë bashkëpunim, me nje shtet te ri ne portofolin tone. Ne operojmë ne 40 vende te botes dhe Shqipëria eshe destinacioni ynë i radhës.”

 

Ndërsa arkitekti i këtij projekti, italiani Etore de Lellis tregon avantazhet e këtij investimi, i cili në thelbin e tij ka një intensitet të ulët ndërtimi, fokusohet tek zhvillimi i qëndrueshëm, ndërsa do të ofrojë shërbime për një turizëm gjithëvjetor dhe jo vetëm sezonal.

 

“E veçanta e këtij resorti ndryshe nga te tjerat vjen nga mësimet qe kemi nxjerre nga ndërtime te tilla ne vendet qe lagen nga Adriatiku. Ne shtetet e tjera jemi hasur me nje intensitet te larte ndërtimi qe kane transformuar natyrën. Ne resortin San Pietro do te kemi nje intensitet te ulet ndertimi dhe nje sipërfaqe te bollshme gjelbërimi. Këto detaje japin garanci per cilësi, si dhe per te ruajtur ambientin. I gjithë fshati do te bazohet ne përdorimin e energjisë se rinovueshme. Te gjitha godinat do te jene me impiante per kursimin e energjisë, si dhe me panele diellore. Vend te rendesishem ze edhe qarkullimi. Jemi mundur te kemi nje qarkullim sa me te ulet te automjeteve duke i dhënë përparësi këmbësoreve. Nje nder objektivat e resorit eshte ofrimi i shërbimeve per per nje pushim gjithëvjetor, jo vetëm ne sezon.”

 

Por për ambasadoren e Spanjës, Silvia  Coretez Martin ky bashkëpunim është ndër më të rëndësishmit mes Spanjës dhe Shqipërisë.

 

“Është nje start i rendesishem ne fushën turistike. “Melia Grup” është nje nder kompanitë me te rëndësishme ne Spanje e 2 ne Eruope dhe me nje ekspertize te madhe ne fushën turistike. Mendoj se ky është bashkëpunimi me i mire mes Shqipërisë dhe Spanjës, ku Spanja ka shumë për të ofruar në këtë drejtim.”  

 

Ndër risitë e këtij resorti është konceptimi i ofrimit të shërbimeve All Exluzive, çka do të thotë se do të jetë vendi ideal për të kaluar pushimet apo edhe për të jetuar. Ky fshat turistik do të jetë një rezidence e ndërthur bukur mes modernes dhe tradicionales.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *