Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
08 March 2026
Vizion fokus

Trump: Irani do të goditet shumë rëndë

Izraeli paralajmëron Iranin: Kemi një plan të organizuar me...

Irani sulmon ambasadën e SHBA-ve në Bagdad

Japonia thirrje SHBA-së: Mos rrisni tarifat ndaj nesh

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran, bombardime në...

“Nuk është lufta jonë”, zv/kancelari gjerman: Nuk do të...

Drejtonte trafikun e kokainës në Itali, arrestohet shqiptari

SHBA: Rusia po i ofron Iranit informacione për shënjestrim

“Sulm i madh” ndaj Iranit? SHBA dërgon bombardues hipersonikë...

Tornadot shkatërrues godasin SHBA-të, të paktën 4 persona të...

“Një president nga familja Jashari”, deklatata nga Glauk Konjufca, pas takimit me ministren e Jashtme Elisa Spiropali

25 Shkurt 14:49

Ndërsa kane mbetur pak dite nga afati për hedhjen e kandidaturave per presidentin e Kosovës, Ministri i Punëve të Jashtme  Glauk Konjufca ka deklaruar  se nëse do të vinte një emër për president nga familja e heroit të Kosovës, Adem Jashari, do të kishte një “konsensus automatik” në shoqëri.

“Konsensus të partive politike, deri tash të vetmit emra që kanë shkaktuar automatikisht një pritje pozitive, një konsensus automatik në shoqërinë tonë është një president nga radhët e familjes së nderuar Jashari”, tha Glauk Konjufca. 

Këtë deklaratë Konjufca e bëri pas takimit me kryediplomaten e  Shqipërisë  Elisa Spiropali e cila vizitoi Kosovën.

Më herët gjatë një konference të përbashkët për shtyp  Konjufca u shpreh se qëllimi i mazhorancës nuk është t’i imponojë opozitës emra të përveçshëm për president.

“E keni të qartë që Kushtetua qëllimisht e ka bërë një dallim të zgjedhjes së Qeverisë dhe presidentit. Ideja bazike e atyre që e kanë hartuar besoj ka qenë që presidenti mos me mujt me u zgjedh me shumicë të thjeshtë, që më pas të ketë diskutime mes partive. E tash po foli në emër të mazhorancës që është prej 66 deputetëve. Jemi bindur që nuk ka mundësi që të propozohet një emër i njëanshëm dhe ta marrim mbështetjen e opozitës. Ndoshta e kemi mirë, ndoshta e kemi gabim, por nuk kemi dashur ta mbështesim për muri opozitën me një emër të përveçëm. Për këtë arsye, Kurti ka takuar dy kryetarët e partive kryesore opozitare”, shtoi Glauk Konjufca. 

Ministrja e jashtme e Shqipërisë Elisa Spiropali  u ndal  te gjykimi i ish krereve të UCK-së në Hagë.

 “Ne nuk ndërhyjmë në proces dhe nuk paragjykojmë asnjë vendim gjyqësor, por kemi detyrimin moral dhe historik të themi qartë se drejtësia duhet të jetë drejtësi e plotë, pa shkelje të standardeve ndërkombëtare ligjore, pa shkelje të të drejtave të njeriut dhe jo drejtësi e pjesshme. Ajo nuk mund të shkëputet nga konteksti i një lufte çlirimtare të një populli të tërë. Nuk mund të injorojë faktin se në Kosovë ka pasur agresion shtetëror, spastrim etnik dhe krime masive ndaj popullsisë civile shqiptare. Asnjë proces gjyqësor nuk duhet të krijojë perceptimin se historia po rishkruhet në mënyrë të pabalancuar”, deklaroi Elisa Spiropali. 

Spiropali tha se ka ardhur koha që  brenda  vitit 2026  të ketë një takim të përbashkët  të dy qeverive.  Më pas shefja e diplomacisë  pati takime edhe me kryeministrin e Kosovës  Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Kosova Politike Vendi
Tagged:
Konjufca Spiropali

Nga e njëjta kategori

Trump: Irani do të goditet shumë rëndë

më shumë...

Izraeli paralajmëron Iranin: Kemi një plan të organizuar me shumë surpriza

më shumë...

Irani sulmon ambasadën e SHBA-ve në Bagdad

më shumë...

Japonia thirrje SHBA-së: Mos rrisni tarifat ndaj nesh

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:41

Ja arsyet pse duhet ta përfshini ananasin...

10:21

Trump: Irani do të goditet shumë rëndë

10:09

Izraeli paralajmëron Iranin: Kemi një plan të...

9:49

Alarm për përdoruesit e iPhone: Kujdes nga...

9:35

Irani sulmon ambasadën e SHBA-ve në Bagdad

9:29

Japonia thirrje SHBA-së: Mos rrisni tarifat ndaj...

9:11

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran,...

9:00

“Nuk është lufta jonë”, zv/kancelari gjerman: Nuk...

8:37

Drejtonte trafikun e kokainës në Itali, arrestohet...

8:09

SHBA: Rusia po i ofron Iranit informacione...

7:47

“Sulm i madh” ndaj Iranit? SHBA dërgon...

7:31

Tornadot shkatërrues godasin SHBA-të, të paktën 4...

7:27

Gazetari izraelit: Plagoset djali i Ali Khameneit

7:17

Silvinjo me dhimbje koke/ Jo vetëm Broja,...

7:03

SPAK ndan mesazhin e Brahos: Do të...

6:44

Humbja e dëgjimit mund të jetë paralajmërim...

6:25

Mehmeti sërish protagonist në Angli, tifozët e...

6:15

Asllani mahnit stadiumin, gol dhe asist me...

6:04

Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon rishikimin e...

5:19

EMRI/ Rëndohet tragjedia në Itali, pas 24-vjeçarit,...

Më të klikuarat

  • Tronditje në Francë/ Dy vëllezër torturuan nënën e tyre, fsh...
  • EMRI/ Rëndohet tragjedia në Itali, pas 24-vjeçarit, ndërron...
  • Asllani mahnit stadiumin, gol dhe asist me thembër! Vijon ën...
  • Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet!...
  • Politika uron mësuesit për 7 Marsin: Më e mira është ene për...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.