Subscribe

Bogdan Kalinicenko, është portieri më i ri ukrainas që i është bashkuar ekipin së Flamurtarit. Edhe pse vetëm 16 vjeç portieri ka nisur tashmë stërvitjen dhe është angazhuar në skuadër.

 

 

BOGDAN KALINICENKO

FUTBOLLIST

“Kam ardhur me nënën dhe vëllain tim në Shqipëri pasi është një  vend i sigurt dhe ne ndihemi të qetë këtu, ndërsa në Ukrainë  kam lënë babanë dhe gjyshërit. Kur erdhëm në fillim në qytetin e Vlorës , ishim të trishtuar dhe të lodhur ,por tashmë  ndihemi më të qetë këtu. Por ndihem keq për  vendin tim dhe situatën që po përjeton sot Ukraina .Tani në Kiev më thonë se për  momentin  ka një qetësi që duket e përkohshme pasi Rusia mund të  veproje në cdo moment papritur.”

 

 

 

“Ardhja ime në Vlorë  nuk është e rastësishme  pasi kemi ardhur në këtë qytet bregdetar gjatë verës për pushime. Madje  kam  vizituar stadiumin atëherë. Është shumës e çuditshme, pasi dikur u pata thënë djemve të  ekipit ”do të luajmë dy skuadrat një ndeshje dhe fati e sjell qe unë të luaj sot me këtë  skuadër. Ndihem mjaft mirë me ekipin dhe atmosferën këtu. Por nuk e di nëse në  vijim do të jem pjesë  e skuadrës pasi më duhet të mendohem mirë për këtë  vendim.”

 

Për trajnerin Dritan Resuli,pranimi i lojtarit për stërvitje, është një mikpritje në emër të solidaritetit me Ukrainën ,ndërsa tregon se ka qenë vetë 16 vjetari që pas mbërritjes në Vlorë ka vizituar ekipin në stadium.

 

Flamurtari është ekipi i parë në  futbollin shqiptar  që ofron një lojtar nga Ukraina.

Leave a Reply

Your email address will not be published.